Imazhet satelitore kanë treguar zonat e goditura në Ukrainë nga sulmet ushtarake ruse. Pamjet sipas CNN janë fiksuar më datë 28 shkurt. Në to, shihen mbulimi i reve të dendura që kanë penguar shumicën e satelitëve të monitorojnë në mënyrë të plotë tokën.
Imazhet tregojnë shtëpi të djegura në fshatin Rivnopillya në rajonin Chernhiv, afërsisht 80 kilometra (rreth 50 milje) në veri të kryeqytetit, Kiev. Dhjetëra gjurmë përplasjeje mund të shihen në fushat që rrethojnë fshatin.

Në Chernihiv, një urë mbi lumin Stryzhen duket se është shkatërruar, ndërsa ndërtesat e banimit dhe një fabrikë aty pranë duket se kanë pësuar dëmtime. Një autokolonë ushtarake ruse u pa gjithashtu në një rrugë aty pranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu mbetjet e djegura të automjeteve ushtarake ruse në një zonë banimi në Bucha , një qytet jashtë Kievit. Të dielën, zyrtarët ukrainas pretenduan se kishin penguar përparimin e një kolone ruse në Bucha.

Në Sukachi, një qytet i vogël 70 kilometra (rreth 43.5 milje) në veriperëndim të Kievit, një krater i madh përplasjesh shihet në mes të një rruge, me shtëpitë aty pranë që duken të dëmtuara ndjeshëm.

Imazhet kapën gjithashtu skena të jetës së përditshme në mes të luftës si në Chernihiv ashtu edhe në Kiev, me dhjetëra njerëz të rreshtuar jashtë supermarketeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: