Hungaria nuk do të përdor veton ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Uniteti i bllokut 27 anëtarësh është parësor në mes të luftës në Ukrainë, të cilën Budapesti e dënon pa mëdyshje, ka thënë kryeministri Viktor Orban.

Orban tha se lidhjet e Hungarisë me Rusinë kanë qenë “të balancuara dhe të drejta” deri në të kaluarën shumë të afërt, por lufta ka krijuar një situatë të re.

Ai shtoi megjithatë se nuk ka asnjë arsye për të ndërprerë lidhjet energjetike me Moskën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb