Radioja Ekho Moskvy, një simbol i lirisë së re të medias në Rusinë post-sovjetike, tha të enjten se do të mbyllej, pasi u hoq nga transmetimi për shkak të raportimit të tyre në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska.

“Me shumicën e votave të bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy, u vendos që të likuidohej stacioni i radios Ekho Moskvy dhe uebsajti”, tha kryeredaktori i tij Alexei Venediktov në Telegram.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb