Ministri ukrainas i Energjisë, Gjerman Galushchenko, flet për “BBC” lidhur me sulmin e forcave ruse mbi centralin bërthamor në qytetin e Zaporizhzhia.
Duke e cilësuar këtë sulm si një “terrorizëm të vërtetë bërthamor”, ministri ukrainas mohon që centrali bërthamor të jetë marrë nën kontroll nga trupat ruse, teksa thekson se centrali po drejtohet në mënyrë të sigurt nga stafi ekzistues.
“Ata bombarduan direkt në stacion, ata e dinë se çfarë bënë”, shprehet ministri.
Më tej, ai shpreh shqetësimin se nëse luftimet vazhdojnë rreth centralit, një raketë mund të godasë zonat e rrezikshme bërthamore ose zona të tjera përreth Ukrainës, dhe kjo sipas tij, do të shkaktojë një “situatë të pabesueshme”. Ai thotë se kjo është një çështje e sigurisë globale dhe kërkon një zonë ndalim-fluturimi, të krijuar për të ndaluar avionët luftarakë rusë mbi Ukrainë.
“Ne duhet të mbyllim qiellin për të qenë të sigurt. Jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, përfundon ministri për “BBC”.
(BalkanWeb)
