Andrei Voronin, një nga lojtarët më të famshëm në historinë e futbollit ukrainas, pak ditë më parë u detyrua të largohet nga Rusia, aty ku mbante postin e zëvendës trajnerit tek ekipi i Dinamo Moskës. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Voronin ka shpërthyer ashpër në akuza:

“Fillova të merrja shumë telefonata nga miqtë e mirë në Ukrainë. Me tregonin se rusët po afroheshin, se lufta ishte shumë pranë. Një ditë më parë kisha firmosur rinovimin e kontratën me Dinamon dhe isha shumë i lumtur, pasi ishte një qytet ku jam gjendur gjithnjë mirë. Për fat të keq realiteti mu përplas në fytyrë, mendoj se mora vendimin e duhur.

Telefonova menjëherë agjentin tim dhe i thashë të fliste me drejtuesit e Dinamos sepse doja të largohesha menjëherë nga Rusia, sa më shpejt të ishte e mundur. E përsëris, ishte e pamundur që qëndrojë në një vend që po vriste njerëzit në vendin tim dhe që po shkatërronte vendin tim”, u shpreh ndër të tjera Voronin.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb