Nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku informoi në një dalje për mediat lidhur me procesin e pjesshëm zgjedhor që po mbahet sot, kryesisht sa i takon pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI).

Kemi patur një mbulim në 99% të qendrave të votimit, deri dje situata na jepte një panorë 100 % të mbulimit, për problematika që dihen, vështirësitë klimatike në Shkodër, në 3 qendra nuk është përdorur pajisja e identifikimit.

Kemi edhe një qendër në Durrës dhe në Dibër, ka qenë i pamundur zëvendësimi i operatorit. Në dy qëndra, ku është nisur normalisht, kemi kaluar në manual për shkak se nuk u arrit të bëhet zëvendësimi.

Në një rast, nuk u respektua afati prej 2 orësh dhe zhvendosi procedurën ndërsa rastet e tjera, kanë qenë të natyrës teknike” tha Pelinku ndërsa theksoi se janë zëvendësuar gjithsej, 15 pajisje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb