Është mbyllur procesi i numërimit të vota edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.

Në përfundim të numërimit të 157 kutive të votimit, ka rezultuar fituese kandidatja e PS, Eriselda Sefa, e cila ka marrë 21 477 vota, përballë kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano, që ka siguruar 11 238 vota, i ndjekur nga kandidati i PD, Indrit Sefa, me 3809.

Në Vorë, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik u shpall fitues kandidati i PS Blerim Sheraj. Edhe në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PS, Edison Memolla.

Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb