Rusia propozon armëpushim të ri në disa qytete të Ukrainës, duke nisur nga ora 10:00 me orën e Moskës (9:00 ukrainase/02:00 ET).

Gjithashtu Rusia këmbëngul në domosdoshmërinë  e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave dhe shteteve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainë për armëpushim dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 03:00 të mëngjesi të së mërkurës.

Gjithashtu është bërë me dije se Rusia është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: