Britania e Madhe ka deklaruar se do ta cilësojë si vepër penale çdo ndërhyrje të avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore.

Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, përmes një letre drejtuar “të gjitha aeroporteve dhe fushave ajrore në Mbretërinë e Bashkuar”, ka kërkuar nga kontrollorët e trafikut ajror që “të mos ofrojnë akses të asnjë avioni kur ata kanë arsye të besojnë se është avion rus”.

Sipas tij, çdo lloj hyrje e avionëve rusë do të konsiderohet si vepër penale. Shapps vuri në dukje se Perëndimi do të mbysë çdolloj lëvizje të miqve të Vladimir Putinit për t’i dhënë atij oksigjen teksa shumë njerëz të pafajshëm po vdesin.

Screenshot 22 500x352
Screenshot 22 500×352

“Do ta cilësoj vepër penale çdo avion rus që prek hapësirën tonë ajrore. Ne do të mbysim çdolloj lëvizje të miqve të Putinit për t’i dhënë oksigjen ndërsa mijëra njerëz pafajshëm po vdesin”, shkroi Shapps në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb