Në studion e emisionit “Në Shënjestër”, u diskutua për luftën në Ukrainë. Të ftuara në studio, ishin ukrainasja, që prej 10 vitesh jeton në Tiranë, Oksana Subashi dhe gazetarja që ka ndjekur luftën në Kosovë, Valbona Sulçe. Ata u ndalën në rritjen e çmimeve.
Për Sulçen rritja e çmimeve nuk ka të bëjë me situatën në Ukrainë, sepse nëse do të kishte të bënte sipas saj, atëherë shteti duhet të merrte masa paraprakisht. Ajo tha se duhet ndjekur modeli i shumë vendeve të tjera, që kanë përgatitur paketa fiskale dhe lehtësira për qytetarët. Nga ana tjetër, ukrainasja Oksana Subashi, e cilësoi rritjen e çmimeve si absurde. Edhe pse Ukraina është në luftë, sipas saj, çmimet nuk janë dyfishuar apo trefishuar si në Shqipëri.
Sulçe: Ukraina është shtet i pavarur, sovran, çdo sulm nuk justifikohet me asnjëlloj gjëje. Rusia ka sulmuar një vend të pavarur. Prandaj them që nëse duhet të ndihmojmë, në atë masë që kemi, duhet të jemi më vigjilentë ndaj rritjes së prirjes autoritare që qeverive dhe të qëndrojmë fort. Bota është bërë e vogël dhe ajo që ndodh sot në Rusi përkthehet në luftë humanitare.
Subashi: Njerëzit që largohen vijnë në një pikë që nuk e dinë nëse do të jetojnë më apo jo. Gratë janë në panik. Ata nuk dinë ku të shkojnë. Njerëzit në Shqipëri janë mikpritës. Për 10 vite që jetoj këtu nuk e kam ndjerë në asnjë moment reagimin se pse jam e huaj. Jam mikpritur gjithmonë. Shqiptarët më kanë thënë se e kuptojnë situatën pas luftës në Kosovë. Ne ndjejmë shumë mbështetje nga Shqipëria.
Sulçe: Kur flasim për një luftë në kufij të Evropës në mendje të shkojnë rritja e çmimeve. Dihet nevoja për gaz e naftë. Ajo që të bën më pesimist për të ardhmen është që këto efekte që janë të paralajmëruara për një kohë të gjatë po ndihen shumë shpejt dhe në Shqipëri ka ndodhur që çmimi i karburanteve është rritur pa nisur lufta. Shteti duhet të merrte masa. Sot në protestë pash që njerëzit nuk janë të bindur se ky është efekt i drejtpërdrejt i luftës në Ukrainë. Nëse do të ishte e tillë e para do të duhet të përgatiteshim pak më mirë për të frenuar çmimet. Në Kroaci qeveria ka vendosur të ulë akcizën, në Greqi kanë përgatitur paketa për njerëzit në nevojë. E kuptojnë që lufta ka ndikimet e veta. Detyra e qeverisë është të rrisë sa të munden për popullatën. 2022 nuk na gjen në kulmin e zhvillimit ekonomik. Pjesa e rritjes së menjëhershme e çmimeve i ka kapur njerëzit e pa përgatitur. Disa humbën punën, disa falimentuan kompanitë ndaj mendoj që kjo pjesa e prekjes së Shqipërisë nga kriza nuk më duket gjë reale për të thënë të drejtën.
Subashi: Patjetër që nëse flasim për rritjen e çmimeve është e vështirë. Është absurde që në një shtet të vogël janë çmimet e larta sa në Evropë. Rrogat bazë, për të blerë prona në Shqipëri dhe bazat minimale, të gjithë do të jenë me biçikleta se është e vështirë. Nuk mund të them e siç thuhet në lajmet në Ukrainë, edhe pse atje ka luftë nuk është dyfishuar çmimet, si në Shqipëri që s’ka luftë.
(BalkanWeb)
