Vlerësimi zyrtar i SHBA-së për numrin e rusëve të vrarë në dy javët e para të luftës është rreth 5,000 deri në 6,000, thonë zyrtarët për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Numri i trupave rusë të plagosur vlerësohet të jetë rreth 15,000 deri në 18,000, duke u bazuar në supozimet se numri i të plagosurve është zakonisht sa trefishi i numrit të të vrarëve.

Një zyrtar amerikan që dëshironte të mbetej anonim e quajti këtë projeksion “viktima shumë, shumë domethënëse” dhe e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina ka pohuar se 12,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime. Javën e kaluar Rusia tha se më pak se 500 trupa të saj kishin vdekur në Ukrainë.

Mjegulla proverbiale e luftës së bashku me propagandën i bëjnë të gjitha këto pretendime të vështira për t’u verifikuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb