Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e 38-vjeçarit Admir Rustemi apo Bajri, të cilit iu bë dje atentat në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në dje rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se kanë lëvizur me automjetin tip ‘Benz e class’, me targe AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 gusht të vitit 2020).

Po ashtu Lala ka siguruar për BË dhe foton e makinës që kanë përdorur autorët e krimit, të cilët janë larguar fill pas krimit nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, i plagosuri, pjesë e fisit të njohur ‘Bajri’ në Shkodër, ndodhet në spital. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka persona të shoqëruar apo arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb