Mediat në Ukrainë kanë publikuar një video, ku shfaqen disa ushtarë rusë duke plaçkitur një dyqan në një fshat në rajonin Nikolaev.

Në pamje, shihet se si ushtarët thyejnë me forcë derën e dyqanit dhe marrin ç’të munden nga aty. Kujtojmë që lufta është në ditën e 15 të saj.

Luftimet kanë qenë të ashpra në shumë qytete dhe deri më tani janë shënuar shumë viktima nga të dyja kampet. Ukraina pretendon se ka kapur rob shumë ushtarë rusë, të cilët konfirmojnë se kanë mungesë ushqimi dhe karburantesh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb