Miliarderi i Tesla-s, Elon Musk, është fotografuar mbrëmjen e djeshme tepër i tensionuar, ndërsa kjo është hera e parë që ai shihet në publik pas deklaratës së ish-partneres së tij, se u ndanë sapo sollën në jetë fëmijën e dytë.

Këngëtarja Grimes zbuloi më herët se ata kishin mirëpritur në mënyrë të fshehtë një fëmijë të dytë përmes një nëne surrogate.

Imazhet ekskluzive nga “Daily Mail” tregojnë sipërmarrësin 50-vjeçar duke mbërritur natën vonë në kompaninë e tij “SpaceX” në Hawthorne, Kaliforni, më shumë se 1300 milje larg nga shtëpia në Teksas, ku Grimes aktualisht po jeton me dy fëmijët e tyre, djalin X Æ A-12, i njohur si ‘X’, dhe vajza e porsalindur Exa Dark Sideræl, të cilën ata e quajnë ‘Y’.

Elon, i cili ka një pasuri rreth 229.1 miliardë dollarë, u pa me një bluzë të thjeshtë, pantallona të errëta dhe atlete të zeza ndërsa po dilte nga një Tesla jashtë pronës së tij në orën 10:30, më pak se 12 orë pasi këngëtarja Grimes, 33 vjeç, doli publikisht me lajmin e ndarjes së tyre, ndërkohë që zbuloi detaje rreth ardhjes në jetë së fëmijës së tyre të dytë në një intervistë të gjatë në “Vanity Fair”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb