Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet. Ukraina akuzoi trupat ruse se kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit juglindor të Ukrainës, Melitopol.
Nga kontrollet e BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim CCTV duke parë shatërvanin në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol. Megjithatë, nuk mund të verifikohet nëse personi i treguar në pamje është Federov. Më poshtë mund të shikoni pamjet.
The mayor of #Melitopol Ivan Fedorov was kidnapped, said Anton Gerashchenko
According to him, Fyodorov refused to cooperate with the Russian military occupying the city. He was detained at the city crisis center, where he was in charge of the city's life support. pic.twitter.com/mCzfCzDWzQ
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022
Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një “qendër krize” në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”.
