Një pilot misterioz ukrainas që ka rrëzuar deri më tani  dhjetë avionë rusë mendohej të ishte një mit. Por tani shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka publikuar një imazh të ashtuquajturit Fantazma e Kievit , “Përshëndetje okupator, po vij për shpirtin tënd!”- shkruhej në përshkrimin e imazheve.
Imazhi thjesht tregon një person në kabinën e një avioni luftarak MiG-29, me fytyrën e tij të fshehur pas një maskë të zezë dhe një maskë oksigjeni.

Fantazma po bëhet shpejt një simbol i rezistencës kundër pushtimit masiv.
Ukraina ka pretenduar se ka rrëzuar disa avionë rusë gjatë konfliktit.
Putin kishte pothuajse 1200 avionë luftarakë përpara fillimit të armiqësive, ndërsa Ukraina kishte vetëm 124.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb