Teksa shumë ndërtesa digjen, pas bombardimeve ruse, situata në qytetin verior të rrethuar të Chernihiv po përkeqësohet çdo ditë, raporton BBC News Ukraine.
Qyteti po përballet me një breshëri të vazhdueshme granatimesh dhe bombardimesh ajrore, ndërsa furnizimet me gaz, ngrohje dhe ujë janë ndërprerë.

Dhe stoqet që njerëzit kanë grumbulluar së shpejti do të mbarojnë. Energjia elektrike mësohet se është vetëm për disa zona, dhe pjesa më e madhe e qytetit është pa dritë dhe komunikim.
(BalkanWeb)
