Teksa qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, një grup të rinjsh kanë nisur marshimin drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protestuesit pasi ecën përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke bllokuar kështu qarkullimin, u stacionuan te Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala tha se rreth 1 mijë forca policie janë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
“Lironi shokët tanë!” brohorasin të rinjtë.
“Nuk keni pranga, mjaftueshëm për ne!, dëgjohen teksa bërtasin ata me megafon.
Ata kanë ecur përgjatë rrugës Myslym Shyri.
Ndërkohë, makinat që kalonin në këtë rrugë, janë detyruar që të kthehen kundravajtje, ndërsa protestuesit vijuan drejt drejtorisë së Policisë, ndërsa u ulën aty në rrugë.