Spanja dukej si toka e premtuar, një nga 5 kampionët më të forta në botë, një ëndërr e bërë realitet për Myrto Uzunin. Në fakt, kjo aventure e re në La Liga nuk po shkon si duhet për sulmuesi kuqezi dhe për ekipin e tij, Granada.
As ndryshimi i trajnerit nuk ka asnjë efekt teksa pësuan humbjen e radhës, këtë herë në shtëpi përballë Elche. Uzini zbrit në fushë si titullar por u zëvendësua në minutën e 61-të pa lënë shumë gjurmë.

Pas javës së 28-të, Granada renditet në vendin e 17-të, një pikë larg zonës së kuqe, një pikë larg rënies nga kategoria.
(BalkanWeb)
