12 pasagjerë u vranë pas përplasjes së një autobusi me kamionin në rajonin jug-perëndimor të Nigerisë
Gjashtë të tjerë patën shkallë të ndryshme djegieje, ndërsa dy automjetet morën flakë për shkak të përplasjes pranë qytetit Ote, përgjatë rrugës Ilorin-Ogbomoso që lidh shtetet Kwara dhe Oyo në pjesën jugore të vendit.
“Ishte një përplasje fatale. 12 personat që humbën jetën u dogjën pa u njohur,” u tha gazetarëve Jonathan Owoade, një komandant i FRSC në Kwara.
Owoade pohoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësisa dhe humbja e kontrollit.
Në këtë incident janë përfshirë gjithsej 18 persona, tha ai. Viktimat e plagosur dhe kufomat u dërguan në një spital në në Ilorin.
Zyrtari këshilloi shoferët që t’u përmbahen rregullave të sigurisë rrugore.
Aksidentet vdekjeprurëse rrugore raportohen shpesh në Nigeri, shpesh të shkaktuara nga mbingarkesa, kushtet e këqija të rrugës dhe pakujdesia.