BRUKSEL- NATO ka rënë dakord në “parim” ndaj kërkesës amerikane për dislokimin e avionëve monitorues Awacs, në kuadër të luftës kundër organizatës së Shtetit Islamik (ISIS), bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

Avionët Awacs të NATO-s nuk do të përdoren në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër ISIS-it. Aleanca në fakt nuk ka rol të drejtpërdrejtë në operacionet e koalicionit anti-ISIS ku marrin pjesë më shumë se 60 shtete.

Propozimi ka në fokus dislokimin e mjeteve të NATO-s në territorin e Amerikës së Veriut në mënyrë për t’i mundësuar ushtrisë amerikane marrjen e avionëve të saj për të mbledhur informacione të rëndësishme mbi hapësirën e Sirisë dhe të Irakut.

“Në parim kemi rënë dakord mbi përdorimin e avionëve të patrullimit Awacs të NATO-s në formë mbështetjeje të kapaciteteve Awacs në rang kombëtar”, u shpreh Stoltenberg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: