PSG dhe Muaricio Pochetino me shumë mundësi do mbyllin bashkëpunimin së bashku në fundin e sezonit. Parisienët kanë marrë këtë vendim që prej eliminimit nga Championsi dhe drejtuesit duken më të përgatitur se kurrë për të gjeutr zëvendësuesin.
Sipas Il Nacional, Zinedine Zidane është alternativa e parë e gjigantëve francezë. Zidane është pa skuadër që prej largimit nga Real Madrid dhe një kalim te ky klub do ishte i mirëpritur për të.
PSG-në e ka bindur fakti se tekniku e di mirë si fitohet Champions League, pasi një gjë të tillë “timonieri” e ka arritur disa herë në stolin e Loss Blancos. Presidenti Al Khelaifi i ka bërë të qartë të gjithëve se paratë nuk janë një problem dhe kjo shtyn akoma e më shumë drejt një firme të mundshme.
(BalkanWeb)
