Kur kanë kaluar gati tre javë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ajo që ka mbetur është shkatërrim i madh, mijëra njerëz të vrarë e miliona të tjerë të mbërthyer nga paniku e frika.

OKB thotë se rreth 2.5 milionë qytetarë janë larguar nga atdheu i tyre që prej fillimit të agresionit rus. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, shihen makina të shkatërruara nga shpërthimet, bomba të hedhura në rrugë nga luftimet dhe qindra njerëz duke pritur në radhë për të siguruar ushqim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vlen të theksohet se bisedimet mes palëve janë duke vijuar dhe Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb