Partia Demokratike ka publikuar fakte se si ish-kryeministri Sali Berisha bashkoi votat me Edi Ramën për të mbrojtur aferën korruptive të inceneratorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, selia blu ka publikuar votimet e Kuvendit për raportin përfundimtar të këtij komisioni. PD ka veçuar votën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij.

 

Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi.

Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot.

Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës. Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb