Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se propozimi i tij për zgjedhje të parakohshme është gabim të keqkuptohet si dëshirë për pushtet. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot është takuar me strukturat e AAK-së në Istog, në Klinë dhe në Pejë.

Sipas njoftimit, në të tri takimet është folur për proceset që po kalon Kosova dhe për përgjegjësinë e qeverisë për krizën politike institucionale në vend.

Po ashtu është parë një gatishmëri e madhe për protestën e 17 shkurtit, kjo me qëllim të rritjes së frontit kundërshtues ndaj degradimin e qeverisjes dhe të jetesës në vend.

Haradinaj ka thënë se është gabim të keqkuptohet propozimi i tij për zgjedhje të parakohshme, si dëshirë për pushtet. Ky propozim, ka sqaruar ai, është ofertë politike për të dalë vendi nga kriza, e jo qëllim në vetvete për zgjedhjet.

“Është degjeneruar qeverisja, është shkelur kushtetuta, është rritur korrupsioni, partitë në pushtet kanë kapur të gjitha strukturat dhe bordet… dhe prandaj përgjigjja më e mirë ndaj të gjithë shkelësve, do të ishte që populli me votën e vet të përfshihej në zgjidhjen e kësaj krize”, tha Haradinaj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: