Surpriza tjetër e fazës çerekfinale të Champions League ishte Benfika, e cila fitoi 1-0 në Amsterdam ndaj Ajaksit, kur ndeshja e parë në Portugali kishte përfunduar 2-2.

Dominimi i Ajax nuk ishte i mjaftueshëm, pasi Benfica mbylli gjatë gjithë kohës thuajse çdo hapësirë. Holandezët realizuan me Tadic në minutën e shtatë, por serbi u kap në pozicion jashtë loje edhe pse nuk ishte dakord me vendimin.

Braziliani Antony lëshoi një sinjal tjetër për Ajax, por pa mundur të shënojë. Asnjë gol në 45 minutat e para. Portugezët e kishin të qartë strategjinë dhe arritën të përfitojnë nga një goditje standarde në fund.

Darvin Nunez me kokë nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë në minutën e 77, duke shënuar golin e fitores dhe të kualifikimit. Tashmë portugezët presin vetëm shortin e çerekfinaleve. Benfica kërkon të rishkruajë historinë në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb