Në një incident të veçantë, sipas forcave të armatosura të Ukrainës, një kolonë civilësh të evakuuar nga qyteti i rrethuar i Mariupol u goditën nga raketat e lëshuara nga forcat ruse.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se civilët po iknin në qytetin e Zaporizhzhya më shumë se 200 km në veri-lindje të Mariupol.

Rreth orës 13:30 GMT ata u qëlluan nga një sistem rakete lëshimi i shumëfishtë BM-21 Grad dhe raportet fillestare sugjerojnë se disa civilë u vranë, tha ushtria ukrainase.

Qeveria lokale e Zaporizhzhya tha se të paktën pesë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë i cili është në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb