TIRANË
Për herë të parë, pas 9 shtatorit datë kur kryedemokrati Basha e pezulloi nga grupi parlamentar i PD, për ta përjashtuar më vonë, ish kryeministri Sali Berisha, nuk e sulmon atë në daljet e tij publike.
Në një prononcm për mediat në ambjentet e jashtme të Kuvendit, Berisha u pyet disa herë për situatën në PD, si edhe debatet për një dorëheqje të kreut të PD, Lulzim Basha.
Ndërsa kërkoi që prononcimin t’ia dedikojë TAP-it, Berisha u kërkoi mediave të mos e ngatërrojnë atë me Bashën, por zbuloi shkurtimisht se po merret intensivisht me bashkimin e PD-së.
“Po flas për një projekt të shekullit. Mos ta ngatërrojmë atë me projektin e shekullit. Më bëni pyetje për TAP-in për të tjerat kur të doni. Një gjë mund t’ju them, po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD-së’ tha Berisha.
(BalkanWeb)
