Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace tha se një “mashtrues” që pretendon të jetë kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me të.
“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në një postim vijues në Twitter, ai e përshkroi incidentin si “të dëshpëruar”.
(BalkanWeb)