Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom, i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të bëjë më shumë përpjekje për të shkuar drejt një armëpushimi urgjent në Ukrainë.
“Sikur të mos mjaftonte COVID, një luftë e tillë është shkatërruese për botën”, ka thënë ai.
Deri më tani OBSH ka verifikuar 43 sulme ndaj spitaleve në Ukrainë .
“Në çdo konflikt sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, ka thënë më tej ai.
(BalkanWeb)