Janë zbardhur emrat e anëtarëve të grupit italo-shqiptar që u godit nga policia italiane gjatë operacionit për shkatërrimin e skemës së trafikut të drogës në Romë ku ra në pranga edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila.
Autoritetet italiane ka vendosur masën e arrestit me burg për 13 persona nga të cilët 7 janë shqiptarë dhe 6 italianë. Bazuar në dosjen e gjykatës, grupi kriminal drejtohej nga shqiptarët. Arindi Boci në bashkëpunim me Glend Burhanajn dyshohet se kishin ngritur skemën e trafikut të drogës në Acilia dhe Primavalle.
Mes të arrestuarve është edhe Petrit Bardhi, i njohur si Titty, boksieri dyzet e gjashtë vjeçar.
Së bashku me Arben Zogun, i njohur si Riccardino, i përkiste grupit të urës Milvio të Fabrizio Piscitelli. Të dy së bashku me një të tretë, me nofkën Pluton, ishin pjesë e klanit italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës dhe organizimin e automateve në lokalet e kryeqytetit të drejtuar nga vëllezërit Guarnera. Këngëtarja shqiptare Elsa Lila njihej si financiere dhe menaxhonte të ardhurat që siguroheshin nga trafiku i drogës.
Anëtarët e grupit takoheshin në një lokal në Acilia pasi kishin arritur kompromis me pronarin e këtij biznesi. Nga hetimet u zbulua mënyra sesi vepronte grupi kriminal: blinte drogën, e transportonte me automjete në pronësi të të tretëve dhe e fshehu nëpër banesa e garazhe dhe më pas ua jepte narkodilerëve që ua shisnin klientëve, duke furnizuar sheshet e farmacive.
Agjentët inspektuan dhomën që përdorej si ‘magazinë qendrore’ dhe sekuestruan më shumë se 100 kilogramë drogë .
Nderkohe 5 persona te tjere qe kane lidhje me grupin kane fshire ‘identitetin’ e tyre pasi policia nuk ka mundur te gjeje gjurme asnje te tyren.
Anëtarët shqiptarë të grupit
Arindi Boci (35 vjeç)
Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)
Petrit Bardhi (47 vjeç)
Leonard Vacaj (48 vjeç)
Elsa Lila (40 vjeç0
Gjino Lleshaj (39 vjeç)
Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)
Anëtarët italianë
Fabrizio Capogna (37 vjeç)
Gianluca Fantozzi (51 vjeç)
Laurenti Simone (42 vjeç)
Manolo Monterisi (44 vjeç)
Alessio Nardini (47 vjeç)
Manuela Rizzo (46 vjeçe)
(BalkanWeb)
