Lajmi se ylli i muzikës ishte shtatzënë u përhap menjëherë në të gjitha mediat rozë. Pas kësaj, ajo që u komentua më shumë ishte stili i Rihann-ës, aspak i zakontë për një grua shtatzënë.
Por ndërsa ka marrë kritika për këtë stil ndryshe, ikona e muzikës nuk e ka kursyer përgjigjen, duke treguar se i pëlqen të jetë unike, e se pikërisht kjo e bën të jetë kreative.
“Unë personalisht kam thënë se nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë”, u shpreh ajo për Bustle.
