11 zyrtarë policor të arrestuar në aksionin e madh të quajtur “Pika” janë liruar nga paraburgimi.

Kështu ka mësuar gazeta “Bota sot”, nga burimet brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Prej 11 personave të lëshuar, 1 zyrtar policor është i sëmurë rëndë me sëmundjen e kancerit.

Dy policë të tjerë janë të lirë, kurse 8 të tjerë, duhet të paraqiten një herë në muaj në Polici.

Në operacionin e quajtur “Pika”, të Inspektoratit Policor dhe Doganës që është zhvilluar ditën e hënë në Kosovë, janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb