Të dhimbshme janë pamjet që vijnë nga Ukraina.
Jo vetëm ato të luftës e viktimave, por edhe episodet që ndodhin në vendin e pushtuar nga Rusia. Në një video të bërë virale, shihet momenti se si një baba i jep lamtumirën djalit që po largohet nga qyteti Irpin, në afërsi të Kievit. Fëmija nis të qajë dhe reagojë egërsisht, pasi nuk do që të largohet prej të atit, ndërkohë që burri nga ana tjetër nuk i përmban dot lotët.
A Ukrainian baby sobs and puts up a fight as his father tries to hug him and say goodbye. The father, a Ukrainian police officer, had to stay in the country as his family fled Irpin.#StandWithUkraine #StopRussia pic.twitter.com/PLsNdx53QV
— SPRAVDI — Stratcom Centre (@StratcomCentre) March 18, 2022
Sakaq, vlen të përmendet se Irpin është bombarduar prej sulmeve ajrore ruse gjatë agresionit tre javor në Ukrainë. Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se deri më tani së paku 104 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e luftimeve.
(BalkanWeb)