Noizy dhe Dhurata Dorës u përfol për një marrëdhënie mes tyre pas publikimit të këngës “Mi amor”.
Por këto zëra nuk u konfirmuan asnjëherë.
Së fundmi Dhurata Dora ka publikuar këngën e saj më të re “M’ke mungu”, e cila rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut dhe jo vetëm.
Ka qenë edhe Noizy ai që ka publikuar në insta story videon e këngës së Dhuratës ku përbri shkruan: “Edhe ti më mungon!”.
Por më pas e ka fshirë sërish dhe kjo ka bërë që krijojë sërish ngatërresa duke krijuar konfuzion për marrëdhënien e tyre.


