Balerini i njohur ukrainas Artyom Datsishin thuhet se ka vdekur pasi u plagos gjatë pushtimit rus.
Datsishin, i cili kishte interpretuar rolet kryesore në “Liqeni i Mjellmave”, “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e Fjetur” dhe “Romeo dhe Zhuljeta”, ndërroi jetë të enjten pasi u plagos nga bombardimet ruse javë më parë. Ai ishte 43 vjeç.

Ai thuhet se po luftonte për jetën e tij prej tre javësh në spital para se të ndërronte jetë.

0 Pay Artyom Datsishin 1 East2west News
0 Pay Artyom Datsishin 1 East2west News

Miku i Artyom, tha se ai u plagos në kryeqytetin e Kievit vetëm dy ditë pas fillimit të pushtimit rus.
“Më 26 shkurt u qëllua nga ushtria ruse. Ai “u plagos rëndë dhe “vdiq në spital”. Nuk mund ta shpreh dhimbjen time që po më pushton.” ka shkruai ai në rrjete sociale. Datsishin ishte një balerin kryesor me Operën Kombëtare të Ukrainës.

Pak ditë më parë, Ukraina i dha lamtumirën aktores Oksana Shvets, e cila u vra në një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në kryeqytet.

3 Pay Artyom Datsishin 2 East2west News
3 Pay Artyom Datsishin 2 East2west News

Më 24 shkurt, Rusia filloi një operacion ushtarak në Ukrainë, duke iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë nga republikat separatiste të Donetsk dhe Luhansk për të kundërshtuar agresionin e trupave ukrainase. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se operacioni special ka në shënjestër vetëm infrastrukturën ushtarake ukrainase. Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pothuajse 600 civilë janë vrarë dhe më shumë se 1000 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: