BERAT – Ndotet sërish me kimikate lumi Osum në qytetin e Beratit. Mëngjesin e sotëm sipërfaqja e lumit është mbuluar nga një shtresë e bardhë me erë të keqe.
Sipas banorëve, kjo situatë dyshohet se është shkaktuar nga shkarkimet e mbetjeve të fabrikave të lëkurës në këtë zonë. Këto fabrika pasi bëjnë pastrimin e lëkurave me një solucion të fortë kimik, i hedhin mbetjet në lumë, duke krijuar ndotjen e rëndë.
“Era e keqe ndihet kudo, nuk rrimë dot afër lumit. Dikur lumin e përdornim për të bërë plazh, sot është kthyer në një burim epidemie për ne.”- shprehen qytetarët e Beratit.
Kohë më parë ambientalistët kanë protestuar për këtë fakt, por me sa duket fabrikat vazhdojnë të derdhin në lumë mbetjet e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)
