Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga 53-vjeçarin G. D., i akuzuar si autor i disa vjedhjeve në këtë qytet.

Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur tuba metalike në biznesin në pronësi të shtetasit E. S., ndërsa akuzohet edhe për dy raste të tjera vjedhjesh. E para daton më datën 7 mars, ku dyshohet se ka vjedhur një kuti metalike dhe një kasafortë boshe në banesën e shtetasit A. Ç.

Një ditë më pas, pra më 8 mars, 53-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një vlerë të vogël monetare në banesën e shtetasit F. K. Raportohet se mjeti me të cilën 53-vjeçari kryente vjedhjet është sekuestruar nga policia, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Zbardhen disa raste vjedhjesh, vihet në pranga autori i dyshuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur duke vjedhur disa tuba metalike në biznesin në pronësi të shtetasit E. S.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 2 rasteve të tjera të vjedhjes, konkretisht:

-Më datë 07.03.2022, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një kuti metalike dhe një kasafortë boshe në banesën e shtetasit A. Ç.;

-Më datë 08.03.2022, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një vlerë të vogël monetare në banesën e shtetasit F. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhjet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: