Nga Maryam Rajavi

Ti që ke fuqinë për të ndryshuar zemrat dhe vizionet në mënyrë që njerëzit të mund të ngrihen e ta çlirojnë veten

Ti që e shndërron natën në ditë, që të prekurit nga errësira të mund të shohin agimin.

Ti që e shndërron atë që ekziston në atë që duhet të jetë;

Udhëhiqe popullin tonë drejt ditëve më të lumtura, drejt ditëve të lirisë dhe sovranitetit të popullit.

Edhe pse na lëndon gjendja e vështirë e popullit tonë i cili është rob në kthetrat e regjimit Velayat-e Faqih dhe që vazhdon të luftojë me pandeminë Covid-19, e cila ka shkaktuar më shumë se gjysmë milioni vdekje nga koronavirusi deri më tani,

Edhe pse ne ndajmë dhimbjen e shkatërrimit dhe mbetjes pa strehë të popullit të Ukrainës,

Por përsëri e përshëndesim Novruzin si një shenjë të përfundimit të të gjitha brengave dhe dhimbjeve. Duke i dalë kundër armikut, kthehemi drejt atdheut dhe urojmë kombin tonë.

Të dashur bashkatdhetarë,

Urime për fillimin e vitit 1401 (sipas kalendarit diellor Hixhri), fillimin e shekullit të 15-të AH dhe fillimin e një epoke të re në fatin e popullit iranian.

Urime për Novruzin dhe fillimin e pranverës,

Për ata që sakrifikojnë për pranverën e vërtetë të Iranit,

Anëtarët e guximshëm të Njësive të Rezistencës që ndriçojnë natën e errët të represionit,

Për Muxhahedinët e Popullit të Iranit që nxisin protesta dhe kryengritje,

Për mbështetësit e Rezistencës Iraniane të cilët i marrin përsipër me zell misionet e tyre,

Për Këshillin Kombëtar të Rezistencës, i cili premton një të ardhme të lirë dhe të begatë për Iranin,
Dhe për Massoud Rajavin, i cili udhëheq Rezistencën, kryengritjen dhe Ushtrinë e Çlirimit drejt një dite të re në Iran.

Është “gjaku që vazhdon të pikojë nga lulet” ai që i ka nxitur të fryjnë erërat e kryengritjeve iraniane, duke bërë “të lulëzojnë qindra mijëra lule” e duke siguruar stinën e ndryshimit dhe transformimit. Pra, i bekuar është Novruzi i Iranit. E bekuar është fitorja e Iranit. E bekuar është liria dhe dielli që lind në Iran, i cili ndriçon mbi botë falë rezistencës dhe kryengritjeve për të përmbysur mullahët.

Bashkatdhetarët e mi,

E kaluam shekullin e 14-të me katër tiranë të egër në pushtet; shekulli i 15-të është shekulli i alternativave demokratike dhe lirisë, demokracisë dhe barazisë për popullin iranian.

Një epokë e re po shfaqet: një periudhë ndryshimesh të rëndësishme ndërkombëtare, një periudhë ku diktatura fetare ka hyrë përfundimisht në fazën e përmbysjes dhe një periudhë kryengritjesh të pandalshme nga populli iranian; Po, një faqe e re po kthehet në historinë e kësaj epoke.
THE NOWRUZ OF IRAN’S FREEDOM AND THE SPRING OF POPULAR SOVEREIGNTY IS ON THE WAY

Viti i kryengritjeve të njësive të rezistencës

Gjatë gjithë vitit të kaluar, përsa i përket lëvizjes protestuese, Irani ka ulëritur si një luan i lidhur me zinxhirë.

I tillë ishte viti 1400 (20 mars 2021-20 mars 2022):

Viti i kryengritjeve në Khuzestan, Isfahan dhe Chaharmahal-o Bakhtiari,

Viti i grevave të paprecedent nga punëtorët me kontratë në industritë dhe termocentralet e naftës, gazit dhe ato petrokimike,

Viti i rritjes së qëndresës së të burgosurve politikë në Iran, të cilët i përshëndes,

Viti kur pensionistët organizuan vazhdimisht demonstrata në të gjithë vendin, kur banorët e Astara, Aleshtar, Abdanan dhe Yasuj zhvilluan protesta dhe u përballën me Gardën Revolucionare.

Dhe viti kur mësuesit tanë ndërthurën shkencën, arsimin dhe kulturën me kryengritjet kundër tiranisë dhe shtypjes në 21 protesta mbarëkombëtare. Ata dhanë mësimin e qëndresës dhe protestës duke thirrur: “Ky është mësimi i sotëm: mëso lirinë…”

Nxënësit e tyre thonin: “Të dashur mësues, ju mund të mos keni topa apo armë, por keni nxënësit tuaj…”

Vazhdimi i këtyre aktiviteteve është një zhvillim i rëndësishëm që lidhet me mjedisin jetësor të masave të privuara, dhe i gjen luftëtarët tek zemërimi nga kushtet e vërteta të shoqërisë. Fakti që në qytetet e Iranit ështe ngritur dhe po lulëzon një alternativë luftarake në terren, është një nga kthesat thelbësore dhe jetike që hedh themelet për fitoren e popujve.

Kështu, pavarësisht gjithë hidhërimit dhe vuajtjes që ka rënë mbi ne dhe mbi popullin tonë në këtë kohë, duhet të përsëris se fitorja dhe Novruzi politik e social në Iran janë të arritshëm.

THE NOWRUZ OF IRAN’S FREEDOM AND THE SPRING OF POPULAR SOVEREIGNTY IS ON THE WAY

Dhe do të shtoja se, në sfondin e vështirësive strategjike të regjimit, gratë dhe burrat në pararojë të Muxhahedinëve të Popullit janë shumë me fat, sepse duke i bërë radhët e tyre më të bashkuara dhe më të forta, ata po përmbushin me pasion misionin e tyre historik. Ata i frymëzojnë të rinjtë iranianë të revoltohen dhe të sakrifikojnë.

Ndoshta Khamenei nuk e kishte menduar kurrë se emërimi i ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës do të na mundësonte të zgjonim botën. Por kjo ndodhi dhe ne do të vazhdojmë kështu. Udhëheqësit e regjimit duhet të përballen me drejtësinë përpara popullit dhe komunitetit ndërkombëtar për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Republika dhe aspiratat demokratike të popullit iranian janë të arritshme më shumë se kurrë më parë.

Perspektiva për ndarjen e fesë nga shteti, barazinë midis burrave dhe grave, autonominë e kombeve të shtypura, heqjen e dënimit me vdekje dhe një Iran jobërthamor me paqe dhe miqësi rajonale e ndërkombëtare, është në horizont.

Pranvera e sovranitetit të popullit është po afron,

Dita e re e lirisë së Iranit po afron,

Pranvera e lirisë dhe begatisë së Iranit do të vijë.

Gëzuar të gjithëve Novruzin dhe fillimin e vitit 1401

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: