Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas Kiev të martën, ndërsa qyteti ishte nën një shtetrrethim 36-orësh.

Një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa që ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit, dëshmoi një ekip i CNN.

Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko tha se mbrojtja ajrore ukrainase kishte shkatërruar një raketë ruse Tochka dhe se mbetjet e predhës kishin rënë në lumin Dniper.

Granatimet dhe të shtëna me armë të vogla mund të dëgjoheshin gjithashtu me ndërprerje gjatë dy orëve të fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb