Në shtëpinë e Empolit po rritet një tjetër “xhevahir” kuqezi, Kristjan Asllani, i cili së fundmi është ftuar për herë të parë edhe nga Edy Reja, për herë të parë do të vesh fanellën kuqezi. Asllani është kthyer në një titullar fiks tek Empoli dhe gjithashtu një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A, pasi po flasim për një lojtarë të ditëlindjes 2002.

Afredo
Afredo

Milan është ekipi më i interesuar për Asllanin, Maldini ka vendosur kontaktet e para, por në të njëjtën linje, pak më të tërhequr janë edhe dy bigët tjerë Juventus dhe Inter. Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla, ka zbuluar arsyet pse Paulo Maldini e ka me nxitim për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Frdi 2
Frdi 2

Sipas Pedulla, kjo vjen pasi në garë për të siguruar shërbimet e Asllanit është futur edhe Man.City. Pep Guardiola me sa duket është njohur me cilësitë e lojtarit dhe për këtë arsye do të dërgojë emisarë për të parë në aksion futbollin e Empolit. Për të shmangur këtë detaj, emrin e madhe të Ma.City dhe milionat e tyre, Maldini po nxiton për të gjetur sa më shpejt një akord me lojtarin dhe me klubin e Empolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb