Një raketë ruse goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit Pavlohrad-2 në Pavlohrad, Dnipropetrovsk, thotë Valentin Reznichenko, Shefi Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile.
Sulmi vrau një person, nxori nga shinat 15 vagonë mallrash dhe shkatërroi një pjesë të rrugës, tha Reznichenko. Udhetimet jane pezulluar për një kohë të pacaktuar, shtoi ai.
Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës. Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën.
(BalkanWeb)
