Një Botëror pa Italinë nuk do të kishte shije të njëjtë, por futbolli i tillë është, “azzurët” janë përgjegjës që e sollën situatën në këtë pikë, i duhet të luajë dy finale për të siguruar një biletë për në Katar.

Pengesa e parë është Maqedonia e Veriut, një rival i lehtë në letër, por në futboll asgjë nuk është e sigurt, për këtë arsye Mancini dhe stafi i tij kanë vlerësuar maksimalisht këtë përballë. Mancini duhet të bëjë llogaritë pa një pjesë të mirë të titullarëve që luajti në “Euro2020”, duke nisur nga Di Lorenzo dhe Spinazzola, për të vijuar me Bonucci i cili do të jetë në dispozicion vetëm për ndeshjen e kthimit. Mbetet për tu administruar me kujdes gjendja e Chiellini cili nuk i përballon dot 2 ndeshje në 5 ditë.

Përpara Donnarumma pritet të vendosen Mancini dhe Baston ndërsa në krahë Palmieri dhe Florenzi. Në mesfushë nuk ndryshon asgjë, mbetet treshja Barella, Jorginho dhe Verrati ndërsa tredhëmbëshi i sulmit do ti besohet Berardi, Immobile dhe Insigne. Nëse Italia kalon Maqedoninë e Veriut në finalen e fundit të “playoff” do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Portugali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb