LEZHË- Policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje e sendeve të vjedhura”. Burime zyrtare bëjnë me dije se strukturat e Policisë Vendore Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar kanë kapur shtetasin Joel (Alfred) Nikolli, 32 vjeç, lindur dhe banues në Zejme, i cili

ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Kjo, pasi Gjykata e Verbania në Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit Nr.2296/15 RGNR 1794/15 R.G.GIP datë 14.08.2015 për veprat penale “ Vjedhje në rrethana rënduese”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 56, 61-110- 648- 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian, që parashikojnë një dënim maksimumi  6 vite burg. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin italian.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: