Në studion e emisionit “Pikat mbi I” u diskutuan zhvillimet në Partinë Demokratike. Për të folur rreth kësaj tematike, të ftuar ishin, drejtori i programacionit dhe informacionit në News 24, Robert Rakipllari dhe analisti Artur Zheji.

Ky i fundit, tha se Berisha dëshmoi se ka shumicën në PD, ndërsa shtoi se tashmë pritet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Rakipllari theksoi se bashkimi mes palëve do të ndodhë dhe negociatat janë në proces e sipër. Sipas tij, PD duhet të ketë një udhëheqës euroatlantik, e kërkuar kjo edhe nga aleatët.

Zheji: Unë mendoj që PD po shkon domosdoshmërisht drejt ndarjes përfundimtare pasi nga njëra anë, te PD legale, ka një rezistencë që lidhet me anën morale. E konsiderojnë veten që kanë një mur moral. Nga ana tjetër, që grupi i rithemelimit thotë që jemi shumica dhe nuk marrim urdhra nga pakica. Në temerat që përdorin ata janë përjashtues me njëra-tjetrën. Mendoj që situata në vend që të thjeshtohet me dorëheqjen e Bashës po ndërlikohet. Realizimi i qëllimit primar i Berishës ishte zotërimi i partisë dhe kandidimi si kryeministër. Nuk mund të tërhiqet më tani.

Rakipllari: Dorëheqja e Bashës në mënyrën se si e shoh unë ishte një akt emancipues. Një akt i duhur në këtë kohë, por edhe i imponuar për Bashën. Nuk e shoh një largim të tij nga politika, por një lëvizje në funskion të gjetjes së një ekuilibri të ri. Dorëheqja e Bashës i ndërlikon ngjarjet në PD, por ajo që unë shoh është që janë dy momente. Njëra vullneti i dy grupeve për të pasur një PD të bashkuar dhe kemi një proces legal, për çështjen e dy Kuvendeve. Nga kjo pikëpamje se kë do të njohë gjykata si grup të ligjshëm për pjesën zyrtare të PD. Ajo që unë di është që palët po negociojnë. Ky është informacioni që unë kam. Shumë shpejt negociatorët do të jenë publik që të shkohet drejt një zgjedhje të përbashkët. Lëvizja e Bashës është një lëvizje për kushtet momentale. Testi i zgjedhjeve të 6 marsit, tregoi që baza e PD nuk ka pranuar vendimin për përjashtimin e Berishës. Për këtë shkak, partia e vet nuk e përkrah në këtë vendim të madh. Zoti Basha duhet të jepte dorëheqjen për 25 prillin, nëse do të ishte kjo logjikë. Dorëheqja e tij është për përjashtimin e Berishës.

Zheji: Dorëheqja u bë nën presion, nuk është një mendim reflektiv. Basha me dorëheqjen e tij ndaloi copëtimin e PD në dy pjesë. Ishte një pjesë radikale që mendonte që Basha ishte e keqja. U shkua shumë thellë në akuzat ndaj tij. Ishte në sulmin jo vetëm nga foltorja. Ai u vendos në presion të madh nga të gjitha anët, kur ky presion lindi brenda grupit parlamentar. Shqipëria lëshon pe aty ku nuk lëshon pre askush. Nuk besoj të ndodhte kjo në një parti tjetër në Evropë. Nuk ka asnjë vepër penale për 8 janarin. Këto tmerre që i konsiderojmë të arsyeshme. Ata që ishin qëndrestarët e 8 janarit, kërkojnë largimin e Bashës. Basha ka mbështetësit e vet dhe mund ta çonte në çarje PD. Do të kishim tre parti dhe ende ka nuanca për të qenë tre. Ka akoma hapësira, konspiracione. Është një plagë e hapur. Basha u tërhoq dhe shpëtoi PD nga copëtimi i mëtejshëm të saj. Basha ishte ai që duke u bërë tabela e qitjes e së gjithëve mbajti presion mbi veten. Basha mund të shijojë qetësinë e të shijuarit të tablosë së madhe politike. Çfarë kërkojnë më shumë nga Basha se sa tërheqja?!

Rakipllari: Zoti Basha ka dhënë tërheqjen nga pozicioni i kryetarit. Aty nuk kishte diçka të koduar për të marrë vesh se çfarë do të ndodhi. Kryetar i komanduar është Alibeaj. Është besnik i zotit Basha dhe është emëruar me funksion emergjent për të negociuar me foltoren për bashkimin. Në kushtet që kërkohet bashkim i PD, zoti Berisha pasi arriti një fitore morale në raport me atë që kishte ndodhur, ai tani mundet të bënte një sakrificë duke mos kandiduar për kryetar të PD, ka disa disavatanzhe, ka moshën, konsumimin e karrierës dhe e treta që është non grata nga SHBA. Periudha tranzitore është në dëm të PD, opozitës dhe opinionit publik. Në PD janë humbur zgjedhjet e 25 prillit. Kjo parti ishte e bashkuar rreth zotit Basha deri më 9 shtator, dhe në këtë datë ai pezulloi zotin Berisha, PD këtë vendim nuk e pranoi dhe në këtë kuptim Berisha ka të drejtën e mundshme të marri drejtimin e PD dhe të mbajë përgjegjësinë. Ai gjatë foltores i ka kërkuar llogari zotit Basha për gjëra që i ka kërkuar vetë. Ky është momenti që Berisha ta mbajë këtë përgjegjësi dhe peshë vetë e t’i përgjigjet qytetarëve për të mundur Ramën.

Zheji: Për këtë moment, fati i PD është në duart e gjykatës, te zoti Zhukri. Këtu do të ndahet një gjë, ose drejtësia është e kapur, gjë që do e vendosi Rama se kujt do t’i jetë PD. Kjo shkon në favor të pa qartësisë. Deri më 6 mars kjo mund të rrinte pezull, nuk e di se çfarë e pengon. Nga ana legale, Zhugri është i detyruar të japi njohje legale PD, Zhugri ka dhënë dorëheqjen, tani është në detyrë prapë. Vendimi që do të merret qëndron te demokratët. Ndryshe do të thoja që e ardhmja e PD, është në duart e zotit Berisha që kërkon ta bashkojë PD-në nën hijen e vet. Ai është në të drejtën e tij. Ne kemi parë lëkundje të disa deputetëve pas 6 marsit. Në politikë fjala përdoret për të fshehur të vërtetën dhe mendimet. Ose do të ketë nënshtrim ose bashkim. Ata që do e pranojnë do të shkojnë si dele, ata që nuk do të shkojnë do të çojnë në dashje pa dashje në ndarje të partisë.

Rakipllari: Edhe nga PD zyrtare kemi po të njëjtën gjuhë. Kur ka negociata do të ketë gjuhë persioni nga palët. Alibeaj i qëndron asaj që të ulen në negociata, por kushti është që Berisha të mos marrë pjesë në zgjedhje. Debati bëhet shumicë brenda bazës së PD. Bashkimi do të kishte kuptim që palët të gjenin zgjidhje të pranueshme.

Zheji: Berisha thotë që Basha e ka kthyer veten në plaçke tregu. Berisha nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për tu bërë kryetar i PD. Kjo është arsyeja që ai e nisi sulmin e tij në foltore.

Rakipllari: Berisha nuk po nxiton. Në rastet më përpara 6 marsit ka pasur nxitim, tani pas zgjedhjeve kemi një tërheqje të tij. Ai është shumë i matur, po kërkon negocim, proces të hapur, të ketë analizë, reflektim. Nuk po shoh nxitim .

Zheji: Berisha nuk po nxiton se tani është në vend të sigurt. Ka marrë dominimin e PD, ka shumicat e mediave për parimin e votës dhe ai e konsideron të kryer punën e tij.

Rapkipllari: Nuk janë vetëm këta lojtarë në lojë, janë edhe aleatët. Ata janë në lojë dhe reaguan qartë për dorëheqjen. Ata thanë që PD të marrë një udhë euroatlantike. Ai ka fituar një betejë, që është shumicë brenda PD, por këtë gjë e arrin vetëm me negociatë me palën tjetër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: