Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusë, ka njoftuar se shumica e diplomatëve ukrainas do të dëbohen nga vendi.
Bjellorusia ka akuzuar Kievin për ndërhyrje në punët e brendshme.
“Bjellorusia ka vendosur të reduktojë numrin e diplomatëve ukrainas në territorin e saj. Kjo masë synon të ndalojë aktivitetet jodiplomatike të disa anëtarëve të stafit të institucioneve diplomatike të Ukrainës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatoli Glaz.
Ndërkohë, Glaz ka njoftuar se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda 72 orëve.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko vendime të tilla ndërlikojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet dypalëshe midis Ukrainës dhe Bjellorusisë.
(BalkanWeb)