Këngëtarët shqiptarë kohët e fundit duket se veç muzikës dhe tekstit, rëndësi të madhe po i kushtojnë edhe veshjeve në videoklipe e jo vetëm.

Jo në pak raste, ata kanë sfiduar edhe emra të artistëve ndërkombëtarë, duke i veshur të parët koleksionet e markave më të njohura dhe më të shtrenjta që mbizotërojnë në tregun botëror.

Por kush janë këngëtarët që vishen më shtrenjtë në videoklipet e tyre apo edhe në koncerte?

“Prive” ka listuar disa prej tyre, ku duket se në jo pak raste, vetëm një paraqitje i kalon 10 mijë euro.

Dhurata Dora në videoklipin e fundit shfaqet më një veshje që në total kap shifrën e 9060 eurove.

Nora Istrefi po ashtu në klipin e fundit shfaqet me një veshje që në total shkon në 3265 euro, ndërsa veshja e përdorur në një koncert në Australi kushtonte mbi 1500 euro, pa përfshirë orën e saj Rolex, e cila kap shifrën e 11 mijë eurove.

Elvana Gjatës në klipin e fundit, vetëm një palë shapka i kushtojnë 430 euro.

Por as djemtë nuk janë më “kursimtarë”, ku ndër më të veshurit më shtrenjtë listohet Noizy, Capital T, Butrin Imeri, Mozzik, Majk, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb