Zyrtarët ukrainas kanë thënë se më shumë se 4,500 njerëz u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare që u ngritën ditën e sotme. Gati 3,000 prej tyre udhëtuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia.
Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, sipas gazetës Kyiv Independent.
Mësohet se ditën e sotme u ngritën 9 korridore humanitare, nga të cilat u lejua largimi i banorëve të zonave të ndryshme në Ukrainë.