Një aksident ka ndodhur në fshatin Kumarak të Këlcyrës. Një automjet tip ‘Benz’ me drejtues B.H., ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferi dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Këlcyrë/Informacion paraprak.

Në rrugën rurale të fshatit Kumarak, Këlcyrë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: