Që nga kohë të lashta bimët mjekësore janë përdorur tradicionalisht për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Dhe nëse gjatë dekadave të fundit kjo traditë sikur ka filluar të zhduket, vitet e fundit  bimët mjekësore po kthehen përsëri! Është e drejtë, në një formë pak të ndryshme. Tashmë nuk është e nevojshme të ziejmë çaj dhe të bëjmë  tinktura në shtëpi. Ekstraktet bimore janë  bërë përbërës të zakonshëm në shumë ilaçe dhe shtesa ushqimore. Për më tepër, veprimi i tyre është studiuar dhe është vërtetuar shumë më mirë. Kjo i bën ato shumë më të lehta dhe më të sigurta për përdorim, por edhe shpesh herë na ngatërron: si të zgjedhim bimën mjekësore  të  duhur nga bollëku i produkteve në farmaci?

Sot do të përpiqemi të ndihmojmë, duke dalluar një bimë mjekësore, e cila edhe pse  ka emër më grek, vjen nga mjekësia tradicionale kineze. Quhet  Radix Isatidis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Radix Isatidis

Radix Isatidis është një bimë me lule të vogla të verdha, që rritet në Kinë, në Korenë  Veriore dhe Jugore. Bima e njohur gjithashtu si Ban-Lan-Gen, është një nga ilaçet tradicionale kineze më të përdorura për qëllime antivirale, antiinflamatore, antioksidante dhe antipiretike (që ulin temperaturën e trupit). Të gjitha këto veti e bëjnë atë “luftëtarin universal” në luftën kundër infeksioneve virale të frymëmarrjes.

A e dini, se infeksionet akute të frymëmarrjes janë sëmundjet që më shpesh hasen në botë?  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo i rritur vuan nga ftohja 2-4 herë në vit, adoleshentët dhe fëmijët e vegjël – rreth 6 herë, foshnjat – nga 8 deri në 12 herë.  Ndoshta për këtë arsye  dhe në dritën e pandemisë botërore,  gjatë viteve të fundit  Radix Isatidis  tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve dhe u bë objekt i shumë kërkimeve  klinike.

Si vepron  Radix Isatidis?

Përpara që të shpjegojmë si saktë  Radix Isatidis arrin të luftojë viruset, le të shohim së pari se si shumohen ato.

Në mënyrë që një virus të shumohet, ai duhet të hyjë në qelizën pritëse dhe të “injektojë” materialin e tij gjenetik në të. Në këtë proces, qeliza nuk është më në gjendje të kryejë proceset e saj natyrore dhe vdes. Pas vdekjes së qelizës së infektuar, virusi fillon të përhapet gjerësisht dhe të infektojë gjithnjë e më shumë qeliza.

Radix Isatidis posedon një mekanizëm të veçantë antiviral në të cilin përbërësit aktivë të ekstraktit bllokojnë shumëzimin e ADN-së dhe ARN-së së virusit në qelizë, duke ndaluar aftësinë e virusit për t’u riprodhuar.[1] Përveç kësaj, përbërësit aktivë të bimës  mjekësore posedojnë  të ashtuquajturin veprim citoprotektiv. [2] Ata nuk lejojnë që viruset të kalojnë përmes membranës qelizore dhe molekulat e proteinave virale nuk arrijnë të lidhen me receptorët e qelizave njerëzore, duke parandaluar kështu infeksionin.[3]

Kundër cilave viruse është efektiv  Radix Isatidis?

Radix Isatidis  ka efekt të provuar kundër virusit të gripit  A dhe B, kundër viruseve të ndryshme të frymëmarrjes, virusit herpes simplex dhe citomegalovirusit (CMV).

Një studim  laboratorik vërteton se Radix Isatidis bllokon riprodhimin e SARS 1-coronavirus duke bllokuar proteazën e ngjashme me   SARS-CoV – 3CLpro- 3C, e cila luan një rol të rëndësishëm në replikimin viral. Është interesante se SARS-CoV-1 dhe SARS-CoV-2 i sotëm, që shkaktoi pandeminë botërore, kanë të njëjtën proteazë. [4] Veprimi  i Radix Isatidis kundër SARS-CoV-2 ende po studiohet.

Në kushtet laboratorike është vërtetuar dhe efekti i ekstraktit të bimës mjekësore kundër virusit herpes simplex 2. Përqindjet këtu janë  mbresëlënëse! Radix Isatidis redukton replikimin  viral të herpes sipmlex 2  me mbi 70% dhe pengon adsorbimin viral me  48%.

Çfarë e bën Radix Istadis aq efektiv në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes?

Tashmë e quajtëm Radix Isatidis „luftëtarin universal“ në luftën kundër infeksioneve të frymëmarrjes.  Dhe kjo nuk është e rastit. Kjo bimë mjekësore vepron në shumë drejtime në luftën kundër ftohjes dhe gripit. [5] Le të shohim cilat janë ato:

Ka veprim të fortë antibakterial

Radix Isatidis ka veti të theksuara antibakteriale për shkak të aftësisë së tij për të shkatërruar membranën qelizore të baktereve, duke çuar kështu në vdekjen e tyre. Për shkak të këtij veprimi, bima mjekësore  është në gjendje të parandalojë zhvillimin e superinfeksioneve .[6]

Superinfeksionet  njihen më mirë si infeksione dytësore. Ato lindin kur i sëmuri zhvillon një infeksion dytësor  bakterial  ose pneumoni menjëherë pas një infeksioni  të kaluar  viral.  Këto komplikime hasen  shpesh herë, prandaj ia vlen të filloni të merrni Radix Isatidis që në fazat e hershme të sëmundjes. Në sajë të vetive  të tij mbrojtëse është e mundur të shpëtoni nga një sëmundje e gjatë dhe përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve.

Ul temperaturën e trupit dhe zvogëlon ënjtjen 

Radix Isatidis  është i njohur me vetinë e tij të ulë temperaturën e trupit dhe të zvogëlojë  ënjtjet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Përveç  se në këtë mënyrë lehtëson simptomat dhe lehtëson frymëmarrjen, ai kontribuon edhe për pastrimin nga viruset dhe bakteret. Në këtë mënyrë ndihmon për shërimin më të shpejtë.

Vepron si imunomodulator

Një sërë studimesh dhe raportesh shkencore pohojnë, se Radix Isatidis ka aftësinë të veprojë si imunomodulator duke përmirësuar punën e sistemit imunitar  dhe duke mbrojtur organizmin nga bakteret dhe viruset patogjene.  Në  Stamatin, ekstrakti i Radix Isatidis  është kombinuar me akoma një bimë mrekullibërëse të quajtur barbarozë afrikane (Pelagronium sidoides). Barbaroza   afrikane vjen nga Afrika e Jugut dhe përdoret për mbështetjen dhe aktivizimin e forcave mbrojtëse të organizmit. Formula e këtij produkti me shumë komponentë  përmban doza optimale të vitaminës C dhe zinkut, të cilët gjithashtu kanë një efekt të vërtetuar të favorshëm mbi sistemin imunitar.  mund të përdoret në mënyrë profilaktike si shtesë ushqimore  ose si për trajtimin  shoqërues të infeksioneve të ndryshme virale dhe bakteriale.[7]

Pasi ju njohëm me përfitimet kryesore të Radix Isatidis, le të shtojmë edhe një gjë – gjithmonë  është e mirë të shpresojmë në  barna dhe shtesa ushqimore   më të padëmshme dhe me veprim  kompleks. Studimet tregojnë se bimët mjekësore kineze janë më të balancuara se barnat e bazuara në përbërës aktivë të izoluar dhe kanë shumë më pak gjasa të shkaktojnë efekte anësore. Në këtë rast, shkenca dhe mjekësia mijëvjeçare kineze janë unanime – Radix Isatidis është i pakompromis në luftën kundër patogjenëve dhe në të njëjtën kohë  ruan trupin e njerëzve.

[1] Zhou W, Zhang XY. Research progress of Chinese herbal medicine Radix isatidis (banlangen). Am J Chin Med. 2013;41(4):743-64. doi: 10.1142/S0192415X1350050X. PMID: 23895149.

[2] Ke L, Wen T, Bradshaw JP, Zhou J, Rao P. Antiviral Decoction of Isatidis Radix ( bǎn lán gēn) Inhibited Influenza Virus Adsorption on MDCK Cells by Cytoprotective Activity. J Tradit Complement Med. 2012;2(1):47-51. doi:10.1016/s2225-4110(16)30070-0

[3] Yang Z, Wang Y, Zhong S, Zhao S, Zeng X, Mo Z, Qin S, Guan W, Li C, Zhong N. In vitro inhibition of influenza virus infection by a crude extract from Isatis indigotica root resulting in the prevention of viral attachment. Mol Med Rep. 2012 Mar;5(3):793-9.

[4] Lin CW, Tsai FJ, Tsai CH, et al. Anti-SARS coronavirus 3C-like protease effects of Isatis indigotica root and plant-derived phenolic compounds. Antiviral Res. 2005;68(1):36-42. doi:10.1016/j.antiviral.2005.07.002

[5] Xiao P, Ye W, Chen J, Li X. [Antiviral activities against influenza virus (FM1) of bioactive fractions and representative compounds extracted from Banlangen (Radix Isatidis)]. J Tradit Chin Med. 2016 Jun;36(3):369-76. doi: 10.1016/s0254-6272(16)30051-

[6] Tian, Lin & Wang, Zhan. (2014). Study on Antibacterial Activity of Radix isatidis Extracts and Preliminary Investigation of Their Antibacterial Mechanism. Lecture Notes in Electrical Engineering. 251. 1681-1688. 10.1007/978-3-642-37925-3_180.

[7] Zhao YL, Wang JB, Shan LM, Jin C, Ma L, Xiao XH. Effect of Radix isatidis polysaccharides on immunological function and expression of immune related cytokines in mice. Chin J Integr Med. 2008 Sep;14(3):207-11. doi: 10.1007/s11655-008-0207-2. Epub 2008 Oc

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: